Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e shpalljes së Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur nga kategoria III – monument natyror dhe mori vendim për pranueshmërinë e propozimit.
Gjithashtu, Qeveria ka porositur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që deri më 30 qershor 2022 të organizojë debat publik për propozimin, në bazë të të cilit do të përgatitet propozimi përfundimtar për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III monument natyror.
Kjo nismë, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, vjen në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e liqenit të Ohrit për të mundësuar mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore, caktimin e një enti menaxhues që do të kujdeset për zonën e mbrojtur dhe miratimin e planit për menaxhim në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.
“Proklamata do të arrijë progres në drejtim të zbatimit të legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e natyrës, Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Veprimi (2017-2027), Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin me Plan Veprimi për periudhën (2018-2023), si dhe progres në zbatimin e detyrimeve të direktivave të BE-së për habitatet dhe shpendët, detyrime nga konventat ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar nga vendi ynë, si Konventa për Diversitetin Biologjik, Konventa e Bernës, CITES, Konventa e Bonit, Konventa Ramsar etj”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...