Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka thënë se ka tremë para këtyre takimeve, meqë sipas tij, bisedimet në kryeqendrën gjermanë s’do të jenë të lehta.
“Kam tremë, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiq.
Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajçak/tanjug
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...