Mohamed Salah nuk po arrin ende marrëveshje me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës.
Sulmuesi egjiptian ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2023, por palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Kjo nënkupton se gjiganti anglez do të jetë i detyruar ta shesë lojtarin e tij kryesor gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para vitin tjetër, kur edhe do t’i skadojë kontrata.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”, përcjell “Gazeta Express”.
E gjithnjë sipas këtij mediumi, 29 vjeçari po tundohet nga mundësia për t’u transferuar në Paris Saint-Germain.
Gjiganti francez është njëri prej klubeve të mëdha që e duan sulmuesin e rrezikshëm, andaj Salahun po e tërheq mundësia për të luajtur në “Parkun e Princave”, ku do ta merrte një rrogë stratosferike.
Në Paris, Salah do ta zëvendësonte Kylian Mbappen, i cili me gjasë do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...