Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
“Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin”, bën të ditur IHMK, shkruan arbresh.info.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...