Llapi dhe Ballkani kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Ermal Krasniqit (16’).
Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me diferencë minimale.
Megjithatë, vendasit ia dolën t’i barazonin shifrat në gjysmën e dytë (62’) kur Armend Thaqi devijoi goditjen e Kastriot Selmanit.
Ballkani është lider i kampionatit me 12 pikë më shumë se Gjilani që ndodhet në vend të dytë dhe duhet të presë për ta festuar titullin.
Llapi është në pozitën e katërt në tabelë me 54 pikë të arkëtuara.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...