Mjeket e familjes, ku çdo ditë paraqiten pacientë me viroza të stinës, alergji apo dhe sëmundje kronike, thonë se situata Covid nuk është aq e qetë sa duket.
“Situata duket e qetë, por në fakt nuk është. Ne kemi pacientë me Covid. Vijnë me shenja klinike të Covid, edhe pse tamponi del negativ”, thotë mjekja e familjes Brunilda Shiroka.
Rapid test, i cili përdoret më së shumti për të konfirmuar nëse një pacient është i prekur nga Covid 19, nuk arrin të kapë mutacionet e reja siç është BA2, i cili qarkullon së fundmi në vendin tonë.
Në Shqipëri ka nisur tanimë vaksinimi me dozën e katërt anti Covid. Ndonëse interesi për t’u vaksinuar ka rënë, mjekja shpjegon se kjo grup moshë 60 vjeç lart janë më të interesuarit.
“Është dozë e dytë përforcuese. Ne kemi nisur me raste sporadike dhe po identifikojmë, por këta janë më të interesuarit sepse i panë benefitet e vaksinës”, thotë mjekja.
Në Shqipëri janë vaksinuar me dozë të tretë apo 12 % e popullsisë ndërsa me dozë të parë afro 60.1 % e popullatës target./Top Channel
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...