Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është bërë njeriu më i përfolur ditëve të fundit. Shqiptari 36 vjeçar ka arritur që ta krijojë shumicën në Kuvendin e Malit të Zi dhe ta marr në dorë udhëheqjen e shtetit.
Për jetën e tij private dhe familjen e tij nuk dihet shumë, megjithatë, vetë ai në vitin 2020 kishte shpërndarë një video të babait të tij, që daton nga viti i largët 1989, duke kënduar këngë shqipe, mes shumë miqve dhe të afërmve të tij.
Bëhet fjalë për 4 marsin e atij viti, kur Jugosllavia po shkonte drejt fundit të saj dhe po zhytej në luftëra të përgjakshme.
Në video dëgjohet babai i kryeministrit duke kënduar këngë të vjetra qytetare, por edhe këngë patriotike shqipe.
“Boemat e Ulqinit… Inçizimi isht ba në gëzimin familjar ke legjenda Skender Lazoja! Ky është Ulqini jonë”, kishte shkruar Abazoviq.
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...