Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”.
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kjo konventë është formë mobilizuese e të gjitha strukturave.
“Angazhimi ynë do të shtrihet në çdo qytet dhe fshat të Kosovës. Lidhja jonë me qytetarë është e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Me njerëzit tanë do të artikulojmë idetë politike, dhe do të mbetet lidhje e së ardhmes, dhe brezave që do të jetojnë në Kosovën tonë”, deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, tri dekada paraprake kanë qenë të lavdishme dhe të papërsëritshme.
“Duhet të jemi krenarë. Themeltarët e orëve të rënda krijuar lidhjen më të rëndësishme, dhe në krye qëndroi ati themeltar presidenti ynë, Ibrahim Rugova. Me Rugovën u lindën aspiratat për pavarësi e demokraci”, deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, LDK-ja u angazhua fuqishëm edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mbetet në shërbim të kauzës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, e organizata tjera.
“Ky momenti i yni është jetik. LDK-ja duhet të jetë pijetarë në këto procese. Kjo domosdoshmëri nuk ka qenë asnjëherë për ne, bëhet për vendin tonë, bëhet për Kosovën. Jeta e qytetarëve tanë s’ka qenë asnjëherë më e pasigurtë. Mungesa e guximit vendimmarrës i ka lënë hapësirë Serbisë të qojë përpara agjendat e saja”, deklaroi Abdixhiku.
Qindra miliona euro u shpërndanë nëpërmjet aferave të paqarta e populiste sipas Abdixhikut.
“Nuk jemi si ta. S’duhet të jemi si ta, dhe s’do të bëhemi si ta”, deklaroi ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran