Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Boçan Kharçenko, tha se Moska nuk do ta njohë Kosovën, siç e quajti ai, “të vetëshpallur”, dhe se do të qëndrojë në përputhje me politikën e saj.
“Kërkojmë zbatimin e Rezolutës 1244, e cila duhet të zbatohet, si sipas mendimit tonë ashtu edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Bocan Kharchenko në emisionin Insajder Tv.
Ai shprehu qëndrimin e Rusisë në përgjigje të pyetjes nëse deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, se Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u bënë të pavarura në bazë të precedentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vendosur për pavarësinë Kosovës, do të thotë ndryshim i qëndrimit të Rusisë.
“Nuk ka sinjale se Federata Ruse mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje”, tha ambasadori rus në Serbi, raporton Nezavisne.
”Pavarësia e Kosovës nuk duhet të lidhet me shkëputjen e Dombasit. Qytetarët e republikave të Donetskut dhe Luhanskut nuk e njohin qeverinë në Kiev, që është rezultat i një grusht shteti të paligjshëm dhe antikushtetues”, tha Kharchenko, duke theksuar se ata votuan në një referendum për t’u shkëputur nga Ukraina, gjë që nuk është rasti me Kosovën./Kk/
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca