Ngjarjet e ditës së sotme

07:03 | 29 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

10:00

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N506)

10:00

Instituti GAP mban konferencën për medie, ku do të prezantohet raporti “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyrat e GAP, Pejton)

10:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

10:00

OJQ “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Kosovë” organizon tryezën me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban Konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë”)

11:00

Mbahet ceremonia e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë)

11:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, pret në një takim mirëseardhjeje, një grup prej 50 afaristëve gjermanë, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4-ditore në Kosovë. (Salla e Konferencave, MPJD)

12:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

14:00

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen lanson videot dhe fletëpalosjet për Kompleksin Memorial në Gradishë të Rahovecit dhe Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, si pjesë e projektit “Promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të fund shekullit XX – Komplekset Memoriale” të përkrahur nga MKRS-ja. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale