Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë sot homazhe në Mejë.
Konjufca, tha se s’ka shpresa se Serbia do të lejojë që në territorin e saj të bëhen hulumtime për të gjetur personat e zhdukur dhunshëm.
Për këtë, ai tha se bashkë, institucionet dhe familjarët, duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të gjetur familjarët e tyre, duke thënë se Serbia është përgjegjëse jo vetëm për gjenocidin, por edhe për vendndodhjen e trupave.
“Me sa po e shoh unë, sa e kam vërejtur deri tash dhe mënyrën se si ka shkuar procesi i negociatave me Serbinë, nuk kam fare shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për hulumtimin edhe për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”.
Konjufca tha se kjo masakër, sikurse gjithë të tjerat në Kosovë, është plagë e hapur derisa drejtësia vazhdon të mungojë./arbresh.info/
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...