Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë pranë familjarëve të të pagjeturve

11:14 | 27 Prill 2022
A Z

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë qëndrojnë pranë familjeve kosovare edhe 20 vjet më vonë.

Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të zhdukur raporton Gazeta Express.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier./arbresh.info/