Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab ka deklaruar se do të qëndrojnë “sup më sup” me Poloninë lidhur me shantazhet për energjinë. I bindur ai tha se sjelljet ngacmuese të presidentit rus Vladimir Putin nuk do të lejohen të kenë sukses.
“Ne duhet të tregojmë solidaritet. Është e qartë se ajo që po shohim është nevoja për të hequr dorë nga varësia ndaj Rusisë. Ne kemi paralajmëruar për këtë, por ne do të qëndrojmë krah për krah me miqtë dhe aleatët tanë polakë.
Ata kanë thënë se mund të përballen me këtë, por sigurisht që do të ketë një efekt shumë të dëmshëm edhe për Rusinë. Dhe kjo do ta shtrëngojë përfundimisht Vladimir Putinin. Por një gjë është e qartë. Nuk mund të lejojmë që sjellja e tij ngacmuese, qoftë lufta ekonomike apo lufta ushtarake, të ketë sukses”, tha ai.
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...