Ministri Murati: Rreth 26 mijë familje sot do të marrin dyfishin e vlerës së socialit

09:36 | 27 Prill 2022
A Z

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje që janë në skemën e ndihmës sociale, do të marrin dyfishin e vlerës së socialit.

Dyfishimi i vlerës vjen pas miratimit të pakos mbështetëse, ku u vendos edhe për ndarjen e 100 eurove gjatë muajit prill, për punëtorët e sektorit privat, atij publik, studentët dhe pensionistët.

Postimi i plotë:

Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.

Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.

Çdoherë në mbështetje të qytetarëve./arbresh.info/