Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe i mandatuari për krijimin e Qeverisë së 43-të malazeze, Dritan Abazoviq, është bërë anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR).
ECFR është një nga organizatat më të njohura që angazhohet në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane.
Abazoviq u bë anëtar me ftesë të bashkëkryesuesve të ECFR-së, Karl Bildt, Like Fries dhe Norbert Rotgen.

Čast mi je što sam postao dio @ecfr??, Evropskog savjeta za spoljne odnose, tima koji okuplja veliki broj progresivnih evropskih političara i biznis lidera, akademika i aktivista u cilju promovisanja ideje ujedinjene i snažne Evrope. ✊ @carlbildt@lykkefriis@n_roettgen pic.twitter.com/UqcrNAZG4H
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 26, 2022
Është një nder i madh për mua të jem pjesë e një organizate të përbërë nga një numër i madh politikanësh, liderësh, biznesmenësh dhe aktivistësh të OJQ-ve progresive evropiane, të cilët promovojnë idenë e një Evrope të bashkuar, të pajtuar dhe të fortë”, shkroi ai në Twitter.
Ndryshe, anëtarët e Këshillit të ECFR janë: Kaja Kalas, Kryeministre e Estonisë, Jonas Gahr Store, Kryeministri i Norvegjisë, Annalena Berbock, Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Ann Linde, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ivan Korçok , Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Pekka Haavisto, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës dhe shumë ish-kryeministra, ministra dhe liderë të tjerë evropianë. /Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren