Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë. Bisedimet pritej të fokusoheshin në hapjen e korridoreve humanitare nga Mariupol, shkruan BBC.
Gjatë një konferencë për shtyp pas takimit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se mezi pret të punojë së bashku me OKB-në dhe Kryqin e Kuq për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainë.
Gjatë bisedimeve, ai dhe Guterres folën për të ardhmen e OKB-së në përgjithësi dhe partneritetet e mundshme. Lavrov tha se OKB-ja është krijuar për të garantuar sovranitetin e shteteve anëtare.
Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se erdhi në Moskë si një “lajmëtar i paqes” për të “shpëtuar jetë dhe për ti dhënë fund vuajtjeve”.
Guterres tha gjithashtu se diskutimet midis palëve ishin të sinqerta dhe është e qartë se të dy kanë qëndrime të ndryshme për atë që po ndodh në Ukrainë.
Antonio Guterres theksoi se OKB-ja është “gati të mobilizojë” burimet e saj logjistike në qytet. Diçka e tillë do të mundësonte evakuimin e sigurt të civilëve që duan të largohen nga qyteti dhe dërgimin e ndihmës humanitare që është kërkuar./abcnews.al/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...