Partia e Serbëve të Kosovës, ka dënuar ashpër ndaj aktakuzave të zyrtarëve politikë të Listës Serbe, sipas tyre kjo sjell frikë të serbët në Kosovë.
Sipas njoftimit, Lista Serbe ka bashkëpunuar bindshëm me të gjitha qeveritë e Kosovës që nga Hashim Taçi, përmes Ramush Haradinajt e deri tek qeveria e Albin Kurtit.
Njoftimi i plotë:
Dënojmë ashpër persekutimin e fundit gjyqësor të zyrtarëve të Listës Serbe nga prokuroria e Kosovës. Aktakuza ndaj zyrtarëve politikë të Listës Serbe sjell frikë dhe papushim te serbët në Kosovë dhe ngre shqetësim.
Nëse ata (lista serbe) që kanë bashkëpunuar plotësisht dhe bindshëm me të gjitha qeveritë e Kosovës që nga Hashim Taçi, përmes Ramush Haradinajt e deri tek qeveria e Albin Kurtit, pjesë aktive e të cilës janë tani, kalojnë me kallëzim penal.
Nëse ata që betohen në Kushtetutën e Kosovës në parlament, që marrin rroga nga buxheti i Kosovës, që shfrytëzojnë donacionet e asaj Kosove dhe që zbatojnë si duhet Ligjet e Kosovës, marrin raporte nga prokuroria…. Çfarë i mbetet popullit të thjeshtë në atë rast?
Për të njëjtit që Lista Serbe i ndihmon dhe i ushqen ne baza ditore: sendviqa, rrena, e kur rrenat duken atëherë kërcënimet dhe shantazhet, për te njëjtit që dy here janë marrë ne ekskursione në Serbinë qendrore për Referendum për zgjedhje.
Tash kur po vjen pranvera dhe moti më i ngrohtë, a duhet Oslići nga Lista Serbe të shkojnë sërish nën akull të hollë? Nën të njëjtin akull nga i cili ata zbuluan veten së fundmi?
Kësaj radhe, zotërinj të listës serbe, nuk jeni vetëm, “krejt populli serb në Kosovë” është me ju. Nëse është nevoja do te ketë sanduiçe të rinj dhe autobusa të rinj dhe protesta të reja që të tregohet dhe të shihet para kamerave.
E nëse “Acu Serb” vërtet ju interesonte ashtu siç thotë, atëherë pritni MIG-ët mbi Jarinje dhe Bërnjak. Apo akoma pa migs??!./arbresh.info/
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...