Pas konfirmimit se një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, ka ardhur një reagim nga Serbia.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dënuar aktin duke thënë se ky sulm nuk lidhet asgjë me serbët.
“Fuqishëm e dënojmë këtë sulm mbi Shërbimin Policor të Kosovës, sikurse edhe sulmet e mëparshme të cilat e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”.
“Rritja e tensioneve, veçanërisht në veri, nuk ka ASGJË të bëjë me serbët. Por, ka të bëjë me nevojën për të njollosur ata. Pyeteni veten, kush përfiton nga kjo?”, shkruan Petkoviq në Twitter./arbresh.info/
LEXO EDHE:
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...