Mesazhet e zyrtarëve amerikanë në Kosovë, Maliqi: Kurti duhet të marrë gjithmonë mesazhet që vijnë nga ShBA

10:59 | 26 Prill 2022
A Z

Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried,  ka thanë se, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjent në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ne Bruksel, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë sepse status-quoja është e paqëndrueshme.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten e Vjosa Osmani në Prishtinë.

Por, se di duhet të veproj Kurti pas këtyre deklaratave, flet njohësja e çështjeve politike, Aferdita Maliqi.

Maliqi thotë se, ShBA si mbështetësi kryesor i Kosovës i ka pas gjithmonë mesazhet e qarta raport me Kosovën, prandaj Kurti duhet të marrë gjithmonë mesazhet që vijnë nga ShBA.

“ShBA si mbështetësi kryesor i Kosovës i ka pas gjithmonë mesazhet e qarta raport me ne, por edhe me dialogun me Serbinë. Njohja reciproke duhet të jete fundi i marrëveshjes, por siç po e shohim bisedimet me Serbinë nuk është që kanë lëvizur. Kurti duhet të marrë gjithmonë mesazhet që vijnë nga ShBA, për faktin që është mbështetësi dhe aleati më i madh i joni”, tha ajo./arbresh.info/