Gazetari, Ridvan Berisha ka reaguar për skandalin në të cilin dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.
Berisha shkruan se, ky rast politikisht u menaxhua keq.
Sipas tij, pluralizmi dhe demokracia në Kosovë që prej vitit 1999-2022, kanë përparim të dukshëm, natyrisht që kjo donë ende kohë që të konsolidohet edhe më shumë në kontekstin e forcimit të shtetit
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Pikepamje nga perspktiva e nje gazetari. Prokuroria e organzbatueset e ligjeve i kane punet e tyre!
Rasti i ambasadorit Martin Berishaj ne leximin tim, ma rikonfirmon nje fakt te qendrueshem. Sherbimet jo mike te Kosoves na kane fut ne buke hamburgeri, skenari i valles, jo kunder individeve por, por kunder shtetit tone fatkeqesisht na ka bere pike e pese, jo vetem tani por qysh moti duke e nxitur reagimin e sentimenteve finsore per pushtet. Shembull te fundit e keni skandalin me senatorin zviceran Marty e Gjykaten Speciale.
Pluralizimi dhe demokracia ne Kosove qe prej vitit 1999-2022, kane perparim te dukshem, natyrisht qe kjo don ende kohe qe te konsolidohet edhe me shume ne kotekstin e forcimit te shtetit. Qasjen anti shtet te Albinit e kemi ne memorie megjithese tash si kryeminister çdo dite qe lind dielli po e demanton thuajse secilin veprim opozitar te dhunshem, po i perbine fjalet e zotimet e tij.
A ka fakte apo nuk ka ndaj ambasadorit Berisha, kjo eshte pune e prokurorise! Nuk jam mesingjer e avokat i tij!
Albin Kurti vet ke hyre ne kete valle duke e injektuar nje urrejtje te pamase kunder oponenteve, nje perplasje e polarizim te rrezikshem shoqeror. Ke fituar por a po e sheh qe edhe fitorja mbi 50 per qind te votave nuk po te kryen pune. Krejt çka mbahesh ne mend eshte urrejtja jote Albin nen parullen e nje shprese gati utopike per nje te neserme idealiste nen qeverisjen tuaj, nje model ligjerimi ky qe e bejne me shume kleriket se sa politikanet!
Do te doja shume nga elita politike e Kosoves qe te mos bijne ne gracken e lajmeve qe prodhohen nga sherbimet inteligjente me mjeshtri, e pastaj keto lajme te perdoren nga armiqte tane per mediatizim masovik per ta demantuar nje story suksesi per Kosoven e djeshme, te sotme e te neserme.
Ju lutem, kursehuni qe te mos i mediatizoni agjendat e te tjereve kunder shtetit tone. Veproni me pjekuri ne memyre qe Kosova ta permbylle me miqte procesin e shtetndertimit.
A duhet te amnistohen ata qe kapen ne flagrance duke shkele ligjet, duke u perfshire ne krim te organizuar e korrupsion? Po natyrisht bre qe jo!
Tani me duhet te them se asnjehere nuk i kam besuar ligjerimit religjioz politik te Albin Kurtit. As sot nuk i besoj e koha po me jep te drejte per çdo dite!
Midis Albinit e shtetit, une do ta isha percaktuar pa medyshje per ta ruajur, forcuar e zhvilluar shtetin sidomos demokracine, te drejtat dhe lirite e individit e ajo qe eshte teper me rendesi eshte siguria kombetare!
Politikisht e menaxhaut keq rastin e ambasadorit Berishaj sikunder qe po e menaxhoni keq thuajse çdo gje!
Interes jetik per shtetin e jo individet mendoj se, do te ishte qe elita politike, intelektuale e akademike te formuloje nje model kohezioni bashkeveprimi ndersa jemi ne fazen finale te rrumbullaksimit te shtetit tone ne marredheniet nderkombetare. Nese Kurti ka rekorde gabimesh ne politike, ju te nderuar perfaqesues te opozites aman mos i perserisni.
A eshte kjo e mundur tani ne kete mjedis sidomos kur shohim arrogancen e mazhorances nen pretekstin se i fituan 50 per qind te votave duke i shpalle te gjithe kriminele e hajdute, me vjen keq por druaj se jo!
Nje gje eshte po ashtu me rendesi substanciale, te parandalohen skemat e sherbimeve inteligjente jo mike te shtetit tone, ne menyre qe te mos e mbajne Kosoven peng te diskursit defanziv./arbresh.info/
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...