Karen Donfried, Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, ka thënë se gjendet në Kosovë në një moment përcaktues në veçanti për Ballkanin Perëndimor, kjo në kohën kur Ukraina është në luftë nga agresioni rus.
Ajo këto deklarata i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së saj në Kosovë, ku dha një mesazh në adresimin e saj të sotëm se pikërisht në këtë periudhë, është urgjente të punohet që Kosova ta sigurojë vendin e saj në institucionet europiane dhe euroatlantike, duke përmendur kështu edhe marrëveshjen finale me Serbinë me njohje reciproke.
”Siç e dini jam këtu, në një kohë sfiduese, në një moment përcaktues për Europën, e në veçanti për Ballkanin Perëndimor. Lufta e pajustifikuar dhe brutale në Rusi, na ka treguar sa e rëndësishme dhe urgjente është që të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin e tyre në institucionet europiane dhe euroatlantike. Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të mirren si e mirëqenë. Të gjithë ne duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar nevojën e qytetarëve tanë. Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e duhur në institucionet e saj europiane dhe euroatlantike përfshirë përmes marrëveshjes për normalziimin e marrëdhënivee me Serbinë që përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...