Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski uroi fitoren e presidentin të sapo zgjedhur në Francë, Emmaniel Macron.
Kovaçevski fitoren e Emmanuel Macronit si president i Francës, e sheh si fitore edhe të Francës dhe Bashkimit Evropian.
Kovaçevski ka uruar Macronin dhe ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë, në interes të së ardhmes evropiane.
“Kjo fitore është një fitore për Francën dhe Bashkimin Evropian. Shumë sfida kemi përpara dhe pres me padurim të punojmë së bashku në interes të Francës dhe Maqedonisë së Veriut. Në interes të së ardhmes së Evropës”, ka shkruar Kovaçevski.
Kujtojmë se dje Emmaniel Macron u shpall fitues me 58.6% të votave të qytetarëve të francës kundrejt kandidates Marine Le Pen e cila fitoi 41.4% të votave.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë