Ndikimet negative shëndetësore nga rastet e rënda të COVID-19 vazhdojnë të prekin shumë njerëz edhe dy vjet pas kontraktimit të sëmundjes, duke e bërë urgjente zhvillimin e trajtimeve, ka treguar një studim në Mbretërinë e Bashkuar i publikuar të dielën.
“Pa trajtime efektive, COVID-i i gjatë mund të bëhet një gjendje e re shumë e përhapur afatgjatë”, tha Christopher Brightling nga Universiteti i Leicester, i cili bashkëdrejtoi studimin, botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine.
Studimi, që përfshin gjithsej më shumë se dymijë e 300 njerëz, tregoi se vetëm 26 për qind e atyre që ishin shtruar në spital me COVID-19 raportuan një shërim të plotë pas pesë muajsh dhe vetëm 28.9 për qind pas një viti të plotë.
Sipas studimit, gratë kishin 33 për qind më pak gjasa se burrat për të bërë një shërim të plotë nga COVID.
Ata që kërkonin ventilim mekanik gjatë qëndrimit në spital dhe njerëzit obezë ishin edhe më të rrezikuar.
Simptomat më të zakonshme të raportuara nga të sëmurët prej kohësh me COVID ishin gulçimi, lodhja, dhimbjet e muskujve, problemet me gjumin, dobësia e gjymtyrëve dhe dëmtimi i shëndetit mendor.
Brightling tha se kishte një nevojë urgjente për shërbime të kujdesit shëndetësor për të mbështetur këtë popullatë të madhe dhe në rritje të shpejtë të pacientëve.
Edhe një vit pas daljes nga spitali, shumë njerëz që vuajnë nga COVID për një kohë të gjatë shfaqin simptoma serioze, duke përfshirë zvogëlimin e kapacitetit të ushtrimeve dhe ulje të mëdha të cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin./kk/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...