​433 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:39 | 24 Prill 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se aktualisht në vendin tonë janë 433 raste aktive me covid19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 18 raste të reja me coronavirus.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

“Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale