Interi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 34-të në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Giallorossëve në takimin i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të marrë pozitën e parë, së paku përkohësisht.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Jose Mourinhos është në formë të lartë me 12 ndeshje pa humbje dhe synon të marrë rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim, pasi ende shpreson në një pozitë në top katërshe.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martínez.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Sérgio Oliveira, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, El Shaarawy; Abraham.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...