Shumë njerëz vuajnë nga sëmundja e hepatitit B.
Por cilët janë shkaktarët e këtij virusi dhe cilat janë simptomat e para që shfaqen te pacientët? Mjeku hepatolog, intrenist, Begator Llaci thotë se hepatiti B është virus që dëmton mëlçinë dhe se është i vetmi hepatit që gjendet në ADN dhe që ngjitet ne qelizë deri në vdekje.
Mjeku liston shkaqet më të zakonshme të hepatitit B.
Hyn në organizëm me anë të kontaktit seksual
Transmetohet nga nëna te embrioni
Nëpërmjet shiringave të përdorura te përdoruesit e drogës
Nëpërmjet gjakut
Nga konsumimi i tepërt i alkoolit
Mjeku thekson se hepatiti nuk transmetohet nëpërmjet prekjes, sipas tij simptomat e para të hepatitit shfaqen tre javë pasi virusi është futur në organizmin e njeriut.
Simptomat e hepatitit:
Lodhje
Dhimbje kockash
Temperaturë e lartë
Zverdhje në fytyrë
Mjeku thotë se për të parë nëse jemi të infektuar apo jo, duhet të bëjmë disa analiza laboratorike të gjakut. Këto analiza do të konfirmojnë nëse kemi hepatit B dhe se në çfarë stadi është gjendja jonë shëndetësore.
Ndër të tjera mjeku thotë se personat që kanë lindur në periudhën 1945 deri në 1980 duhet ti nënshtrohen se s’bën analizave sepse në kohën që kanë lindur nuk ka pasur vaksina për hepatit./abcnews.al/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...