Në përfundim të fjalës së kryeministrit ku e konsideroi Berishën ‘të vdekur politikisht’ ish-kryeministri është ngritur të marrë fjalën, por në Foltore ishte Alibeaj.
I vendosur të flasë, Berisha ka shtyrë sakaq kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke marrë me forcë Foltore. Gjithësesi ‘i fituar’ në këtë situatë aspak të këndshme, ka dalë kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë fjalën nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit.
Por ndërsa situata ka gajasur kryeministrin, duket se kryeparlamentare Nikolla e ka gjetur të papërgatitur, ndërsa u dëgjua të thotë: Ua ç’bëhet këtu.
Në vijim kryetarja e Parlamentit i ka tërhequr vëmendjen ish kryeministrit për gjestin ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, ish kryeministri Berisha është përpjekur të zhvendosë vëmendjen pas incidentit me Alibeajn në seancë, duke i kujtuar Ramës incidentin në avion për mbajtjen e maskës covid.
“Po në një proces mafioz, kurrë nuk mund të përlyhet opozita. Ky është kryeministri i vetëm në botë që nxirret forcërisht nga avioni. Pasagjerët panë tmerr sepse nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit.
kur e panë se s’kishte hekura u tmerruan edhe më shumë. e morën për përfaqësues të një organizate terroriste.” u shpreh Berisha.
Pak caste më parë, ndërsa kërkoi fjalën për të replikuar me kryeminstrin Rama, ish kryeministri Berisha shtyu nga Foltorja e Kuvendit, kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj./arbresh.info/
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...