Senatorët amerikanë mbërrijnë në Prishtinë

11:17 | 21 Prill 2022
A Z

Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë arritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik.

Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori Hovenier ka postuar fotografi me senatorët dhe ka shkruar se tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë së Kosovës.

“Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier./arbresh.info/