Ardit Gjebrea flet për incidentin e Florit

19:43 | 6 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Gjatë emisionit të së dielës ‘E diela shqiptare’, Ardit Gjebrea ka sqaruar incidentin me Florin dhe Stinen.

Ardit Gjebrea ka mbledhur disa nga finalistët e Këngës Magjike në ditën pas finales, për të folur për eksperiencën e këtij edicioni.

Ishte Endri Prift ai që më në fund ka vendosur të përmendë Florin, duke thënë se kënga e tij ‘Me fjalë të vogla’ i është fiksuar në kokë tash e dhjetë ditë me radhë, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast, Arditi ka zgjedhur të flasë, duke shpjeguar: ‘Derisa Flori po shkonte në veturën e tij, ai mbante një gotë në dorë dhe Stine ia ka goditur dorën, gjë që ka bërë që Flori ta shqepë ballin. Ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për ta qepur plagën dhe ka shkuar në spital”.
Arditi ka shkuar për ta parë Florin menjëherë, por ai ka qenë në gjendje shumë të mirë e madje edhe kanë bërë shaka bashkë, teksa të tjerët po prisnin jashtë me ankth.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm