Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka vizituar papritur Kievin të mërkurën. Vizita e tij vjen disa ditë nga ajo e presidentes së KE, Ursula Von der Leyen në fillim të këtij muaji për të treguar mbështetjen për kombin që lufton një pushtim rus.
“Sot në Kiev,” tha Michel, kreu i Këshillit Evropian që përfaqëson 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në një postim në Twitter, ndërsa shfaqet në një stacion treni. “Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”, shton ai.
In Kyiv today.
In the heart of a free and democratic Europe. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/7DxTeoxtMc
— Charles Michel (@eucopresident) April 20, 2022
Situata në Ukrainë vijon të jetë e rënduar. Orët kritike janë për Mariupolin, qyteti është i rrethuar nga forcat ruse, ndërsa Moska ka dhënë një tjetër ultimatum se duhet të dorëzohen ditën e sotme. g.v/abcnews.al
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu