Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka konfirmuar se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.
Hajdari ka përmendur disa nga rezultatet e hetimeve që janë bërë e ku ka rezultuar se janë gjetur parregullsi të shumta.
Tutje tha se vlen të përmendet se njërit nga subjektet i kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda, ndaj po të njëjtit po zhvillohet procedura për mashtrim në cilësinë e karburanteve që subjekti ua ka shitur institucioneve publike.
“Gjatë javëve të fundit kemi testuar disa mostra të Dizel-it në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kemi gjetur me inspektoratin shumë raste të jo konformitetit. Në një rast kemi gjetur Dizel me përmbajtje të sulfurit, prej 77.4 miligramë për kilogramë që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligramë /kilogramë. Për këto raste do të njoftojmë edhe Prokurorinë, të gjithë e dimë sa e rëndësishme është cilësia e naftës për sigurinë publike, për shëndetin publik si dhe për mjedisin.Inspektorati po punon intensivisht për të zbatuar ligjin e naftës. Inspektorati ka gjetur se një numër i madh i shitësve kanë tejkaluar marzhën tregtare të lejuar, e është lëshuar urdhër me shkrim për për respektim të ligjit si dhe është dërguar si lëndë në gjykatë.”, tha ajo.
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...