Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media, lidhur me kërkesën e opozitës për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për situatën me energjinë elektrike.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, the se sot në Kuvend u tentua të bëhet një përpjekje e kundërligjshme për formimin e këtij komisioni në kundërshtim me rregullat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Ajo akuzoi opozitën për dështimin e votimit të katër marrëveshjeve ndërkombëtare, vlera të cilave, siç tha ajo arrin në 100 milionë euro.
“Sot në mungesë të partive opozitës, si rrjedhojë e lëshimit të sallës, mbetën pa u votuar 4 marrëveshje ndërkombëtare. Vlera totale e tyre 100 milionë euro. Kushtëzimi i pjesëmarrjes së tyre dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është në kundërshtim me mandatin e tyre sepse këto marrëveshje janë për qytetarët e Kosovës”, tha ajo./arbresh.info/
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...