100 euro nga Qeveria/ Javën tjetër në llogaritë e punëtorëve të sektorit publik

18:02 | 18 Prill 2022
A Z

Ka kaluar një javë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe ata publik.

E nga Qeveria e Kosovës sot kanë njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.

Përpos kësaj, në një njoftim të bërë së fundi nga Qeveria e Kosovës ut ha se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.

Njoftimi i plotë:

Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.