Shoferi i një taksi ka njoftuar policinë se një person pasi ka hyrë në veturën e tij kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërrojë në para të imëta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës.
Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari kishte dalë nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit, shkruan arbresh.info
Prishtinë 17.04.2022-21:30. Ankuesi mashkull kosovar shofer i një taksi ka raportuar se një person pasi ka hyrë në veturën e tij kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërroj në para të imta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës. I dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në raport. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...