Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ishte i tronditur pothuajse pa fjalë nga një video tronditëse e një nëne që identifikonte trupin e djalit të saj.
Gjatë intervistës, e cila u transmetua të dielën, gazetari i CNN, Jake Tapper, lëshoi një video të një gruaje ukrainase duke shpërthyer në lot pasi kishte parë trupin e djalit të saj në një pus, përcjell Telegrafi.
“Si është për ju, si president i këtij vendi, të shihni ato video – të dëgjoni të qarat e nënave?”.
“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë në jetën time”, u përgjigj Zelensky. “Unë e shikoj këtë para së gjithash si baba. Është një tragjedi. Është vuajtje. Unë nuk do të mund ta imagjinoj shkallën e vuajtjes së këtyre njerëzve, të kësaj gruaje. Është një tragjedia e familjes. Është një fatkeqësi. Janë ëndrrat dhe jeta që sapo ke humbur. Ne jetojmë për fëmijët tanë, kjo është e vërtetë. Fëmijët janë më të mirat që na ka dhënë Zoti”.
A mother identifies the body of her son dumped in a well in the Kyiv region. April 10, 2022 pic.twitter.com/vlG5H3xItI
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) April 11, 2022
Megjithatë, Zelensky i tha CNN se ai mendon se duhet të ndajë rolin e tij qeveritar nga jeta e tij personale, ndërsa shikon video si kjo.
“Është një dhimbje e madhe për mua. Unë nuk mund ta shikoj si baba, sepse gjithçka që dëshironi pas kësaj është hakmarrje dhe për të vrarë. Unë duhet ta shikoj si president i shtetit ku shumë njerëz kanë vdekur dhe humbën të dashurit e tyre”, tha ai, duke theksuar se duhet të nxisë paqen për t’i dhënë fund vuajtjeve.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë çmos që lufta të mos jetë e pafund. Sa më e gjatë të jetë, aq më shumë do të humbim. Të gjitha këto humbje do të jenë njësoj si ajo”.
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...