Pas dy vitesh pandemi, besimtarët katolikë janë rikthyer për të kremtuar Pashkët në katedralen e Shën Palit në kryeqytet.
Përpara meshës që pritet të mbahet në orën 23:00, besimtarët u shprehën për Fax News se pavarësisht situatës jo opitimiste ku ndodhet Shqipëria dhe bota aktualisht, në festa të tilla, shpresa për mbarësi dhe ditë më të mira ringjallet sërish.
“Është shumë kënaqësi e madhe të rikthehemi në kishë pas dy vitesh pandemi të cilat e pamundësuan praninë tonë këtu. Ju urojmë të gjithë besimtarëve sa më shumë paqe dhe begati. Lutemi edhe për Ukrainën që të mos ketë më luftë. Gjithashtu thirrje edhe ndaj poltiikanëve që të vënë dorën në zemër dhe të mendojnë për ne më shumë”– u shpreh një prej besimtareve të pranishme në meshë.
“Njerëzit duhet të jenë më të shpirtshëm dhe të ndjekin më shumë paqen shpirtërore kundrejt asaj materiale”- u shpreh një tjetër besimtar.
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...
Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strate...