Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Sulmuesi kosovar e ka nisur për herë të parë ndeshjen nga minuta e parë me fanellën e Lille që prej transferimit në janar nga Baselit.
Zhegrova ka asistuar në pjesën e parë, në ndeshjen mes Lille dhe Lens e cila pas 45 minutave po i takon skuadrës mysafire 1-2.
Prishtinasi asistoi për mrekulli në minutën e 45+1 për Xeka i cili shënoi për 1-2.
Në pjesën e parë Zhegrova ishte futbollisti më i dalluar te Lille, duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve.
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”
Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...