Grupet për të drejtat e abortit i janë drejtuar gjykatës në Kentucky për të rikthyer shërbimet e abortimit pasi dy klinikat e fundit kanë sinjalizuar se nuk mund ta kryejnë procesin për shkak të ligjit.
Legjislatura e dominuar nga republikanë ka kthyer ligjin që ndalon abortin, mirëpo grupet e të drejtave për abort kanë kërkuar nga gjykata që ta bllokojë ligjin.
Kentucky u është bashkuar disa shteteve amerikane që kanë ashpërsuar ligjet kundër aborteve, teksa disa shtete demokrate kanë punuar për t’i lehtësuar abortet. Më shumë se gjysma e aborteve të kryera në Kentucky janë si rezultat i procedurave mjekësore.
Ligji i ri i miratuar të mërkurën, obligon gratë që të kontrollohen personalisht nga një doktor para se të marrin ilaçet për abortim.
Grupet për të drejtat e abortit kanë thënë se ligji i ri shkel privatësinë e pacientëve pasi gratë nuk kanë mbrojtje ndaj ekspozimit të identitetit të tyre teksa ofrojnë informacionet personale te klinikat./alsat.mk/
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...
Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkat...
Arben Gashi reagon pasi u la jashtë kryesisë nga Abdixhiku: ...
Peja synon barazimin e serisë, Ylli gjysmëfinalen e play-off...
Tragjike: Thellohet bilanci, 9 të vdekur nga të shtënat në s...