Mbrëmë në ambientet e kafiterisë “Kafja e Vogël” në qendër të Preshevës, u shfaq premiera e filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq”.
“E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është filmi dokumentar që u promovua dje në mbrëmje në kafeterinë “Kafja e Vogël” në Preshevë.
Dokumentari trajton temën e migrimit të madh të të rinjve si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike e shoqërore në Preshevë, ka shpjeguar Shkodran Ismaili, skenaristi i dokumentarit.

Dokumentari synon të ndikojë tek të rinjtë e Preshevës duke i motivuar ata të mbeten në Preshevë edhe pse është sfidë e madhe, tha mes tjerash Shkëlzen Limani, bashkëpunëtor në realizimin e filmit dokumentar.

Të pranishmit në premierën e filmit dokumentar thanë se janë befasuar pozitivisht nga puna e të rinjve që kanë realizuar këtë dokumentar.
Përkundër faktit se realizimi i filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është kontribut i punës vullnetare të ekipit realizues, producenti dhe regjisori i filmit dokumetar, Flamur Osmani ka thënë se nuk i ka ndalë as moti i keq që të punojnë për katër muaj rresht, transmeton preshevapress, përcjell Arbresh.info.

Dokumentari “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” do të publikohet në rrjetet sociale ku edhe secili që dëshiron mundet ta shikojë./arbresh.info/




Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend