Dermatologia Kimberly Hume, e cila drejton klinikën “Face the Future”, thotë se produktet e bukurisë dhe make-up-i nuk duhen mbajtur në banjë, sepse humbasin lehtësisht vetitë e tyre natyrale.
“Banjo është një nga vendet më të këqija për të mbajtur produkte të tilla si hidratuesit dhe serumet, sepse përbërja e tyre mund të prishet plotësisht atje,” tha ajo, duke shtuar se edhe jetëgjatësia e tyre mund të zvogëlohet, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, janë formulat e paqëndrueshme të produkteve dhe përbërësit që shpesh janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës që ndodhin sa herë që bëjmë dush.

Ky ndryshim mund të dëmtojë përbërësit aktivë që janë kyç për arritjen e rezultateve në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.
“Kur bëni dush, banjo juaj nxehet shumë, gjë që mund të jetë e keqe për produktet e kujdesit të lëkurës. Ngrohja dhe ftohja e shpejtë mund të ndryshojnë rrënjësisht strukturën e produktit dhe ta hollojnë atë dhe të ulin në mënyrë drastike efektivitetin e tyre,” shpjegoi ajo.
Gjithashtu ajo ka shtuar se produktete e bukurisë nuk duhet të ekspozohen në rrezet e forta të diellit./arbresh.info/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur