Ri Chun Hi, spikerja më e famshme e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, është bërë vetë temë e mediave zyrtare të Koresë së Veriut, pasi lideri Kim Jong Un i dhuroi asaj një banesë luksoze.
78-vjeçarja për më shumë se 50 vite ka raportuar lajme për koreano-veriorët, si vdekja e babait të regjimit komunist Kim Il Sung në 1994, apo testet e para bërthamore në 2006.
Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri banimi në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut. Ka sallon, dhomë ndenje, kuzhinë, studio, dhomë gjumi. Të gjitha ashtu si një hotel, tha Ri Chun Hi sipas televizionit shtetëror, duke shtuar se ajo dhe anëtarët e familjes kanë qarë në shenjë mirënjohjeje të thellë, gjatë gjithë natës. Lideri koeranoverior i ulur mes familjes, i tha gruas se ajo ishte “një nga thesaret e kombit”.
Krahas dhuratës për të, spikeren e lajmeve shtetërore, ishin edhe festimet e ditës së 15 prillit. Në fakt, inaugurimi i kompleksit rezidencial është një nga ngjarjet që këtë vit shënon 110-vjetorin e lindjes së themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung, gjyshit të liderit aktual të regjimit.
Apartamentet do të shkojnë për ata që janë dalluar për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit./A2CNN

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren