Kurti i falënderon deputetët për votimin e projektligjit për sistemin prokurorial

13:43 | 14 Prill 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar deputetët për votimin në parim të projektligjit për sistemin prokurorial.

Kurti shkruan se ky projektligj është jetik për drejtësinë në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Falënderoj deputetët e Kuvendit që me 63 vota PËR në seancën e sotme i dhanë mbështetje në parim një projektligji të rëndësishëm për sistemin prokurorial dhe jetik për shtetin e së drejtës.
Më në fund do të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë. Në këtë mënyrë, ligji i ri do të zhvendosë diskutimin e takimeve të KPK-së nga interesat vetanake të prokurorëve, tek interesat që kanë në fokus fuqizimin e sistemit prokurorial, veprimin energjik të prokurorëve dhe aktakuzat e fuqishme të cilat nuk mundësojnë lirimin e kriminelëve me kusht por sigurojnë zbatimin e ligjit për kategori të tilla.
Përbërja e ardhshme e Këshillit Prokurorial ka përgjegjësi të madhe e unike – të tregojë se nga reforma e filluar mund të kontribuojë dukshëm në fuqizimin e sundimit të ligjit, të dëshmojë partneritet e bashkëpunim ndërinstitucional në çështjet e rëndësishme për vendin, duke mos tentuar të arsyetojë mosveprimin me pavarësi të sistemit gjyqësor por të dëshmojë pavarësinë në ushtrimin e detyrave të përcaktuara me ligj.
Projektligji i votuar sot do të ngritë pashmangshëm llogaridhënien dhe transparencën në sistemin prokurorial, veti këto të domosdoshme e aq të munguara brenda sistemit të drejtësisë.
Ky është vetëm fillimi i reformës./arbresh.info/

LEXO EDHE:

https://www.arbresh.info/lajmet/kuvendi-voton-projektligjin-per-keshillin-prokurorial-te-kosoves/