Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës, ndërkaq sot do ta vizitojë vendlindjen e saj, Mitrovicën.
Përmes një video-mesazhi, Osmani tha se po shkon në qytetin e rock muzikës dhe qytetin e minatorëve.
“Sapo i përfunduam aktivitetet në Prishtinë në shënimin e 14 prillit që i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Një ditë e rëndësishme për mijëra gra e burra që e kanë përjetuar ferrin gjatë luftës por e kanë shndërruar fuqinë e tyre dhimbjen e tyre në një zë të fuqishëm për vendin tonë. Po rikthehem në qytetin tim të lindjes, në qytetin e minatorëve, në qytetin e rock muzikës, në mënyrë që të dëgjojmë për së afërmi kërkesat e komunës por mbi të gjitha të qytetarëve të Mitrovicës”, tha ajo.
Osmani njoftoi se së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, do të përkujtojnë masakrën në Lagjen e Kovaçëve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës.
“Do ta fillojmë ditën me takimin me kryetarin e Mitrovicës, do të shkojmë bashkë me kryetarin në Lagjen e Kovaçëve për të përkujtuar sot masakrën e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në këtë lagje dhe pastaj do të vazhdojmë me takime dhe vizita të tjera”, tha Osmani përmes një video-mesazhi në Facebook./arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...