Rama viziton sot Azerbajxhanin, nesër në Turqi

12:10 | 14 Prill 2022
A Z

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ndërsa nesër në Turqi.

Zyra e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë.

Sot në mëngjes Rama do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov.

Ndërkohë të premten, kreu i qeverisë do të shkojë në Stamboll ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.

Axhenda e plotë:

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së

Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”. /Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale