Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), nuk po e përkrah Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
Si të tillë, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse do të ketë ankesa për këtë Projektligj, i gjithë procesi i racionalizimit do të kthehet në pikën zero.
Krahas kësaj, Tahiri ka kërkuar nga ministri Sveçla të tregojë se ku ka mbetur Ligji i Pagave.
“Ne kemi në një situatë goxha të vështirë të kuvendit sepse vala e racionalizimit është shumë e nevojshme dhe në procesin e reformimit padyshim do ta kesh mbështetjen e AAK-së. Si komision kemi diskutuar shumë hapur edhe në kontekstin e racionalizimit dhe a po implikohet ky racionalizim. Kemi ardhur në përfundim që shumica e agjencive nuk preken në substancën e ofrimit të shërbimit. Është mirë që ky ligj shumë pak i prek disa agjencione. Ne jemi në një situatë fatkeqësisht kemi opinion të zyrës ligjore që na thotë se nuk mundeni me një ligj të vetëm me riorganizu 4 ligje tjera. Me këtë ligj nëse ka me pas ankimim krejt procesi i racionalizimit ka me u kthy pikën zero”, tha Tahiri, teksa kërkoi nga ministri Sveçla se ku ka mbetur Ligji i Pagave dhe amandamemtimi i ligjit për zyrtarë publik./arbresh.info/
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026