Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi analisti Halil Matoshi e ofendoi rëndë Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, duke e quajtur “budallicë”, duke thënë se ofendimet sikur ky, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave.
Ajo ka bërë thirrje që të njëjtit t’i pamundësohet pjesëmarrja në debate.
“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave! E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme! Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive”, ka shkruar Haxhiu.
Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministere e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”
“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”.
Këtë qëndrim Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se “Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëhere gjemani një fjalë se çka është kjo”./arbresh.info/

Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë