Adriana Lima ndoshta punon për shtëpinë e modës “Victoria’s Secret”, por në realitet nuk është kurrfarë engjëlli. Këtë e dëshmon edhe deklarata e saj ofenduese ndaj këngëtarit Justin Bieber.
Në të vërtetë, pasi bukuroshja braziliane ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, basketbollisti serb Marko Jaric, mediet botërore kishin shkruar për romancën e saj të mundshme me këngëtarin e ri problematik.
Adriana me vite të tëra është dashur të përgjigjet ndaj pyetjeve të vazhdueshme nëse ka pasur aferë seksuale me Justin-in. Por ajo tani i ka dhënë fund kësaj çështjeje dhe atë në mënyrë jo të ndershme.
Manekinia e bukur ishte e shkurtër, por shumë e qartë në lidhje me këtë çështje.
“A e dini se si i quaj meshkujt që janë nën dy metra të gjatë? Shokë!”, ka deklaruar ajo.
Dhe duket se kjo është e vërtetë, pasi edhe Marko ishte mbi dy metra i gjatë, ndërsa edhe i dashuri i saj pas ndarjes nga basketbollisti, e i cili ishte edhe trajneri i saj personal, ishte mbi dy metra. Por edhe miqtë e saj konfirmojnë se ajo preferon vetëm meshkujt e gjatë për lidhje romantike.
“Ajo gjithmonë i ka preferuar meshkujt shtatgjatë. Meshkujt shtatshkurtër gjithmonë i ka shmangur. Ajo insiston se meshkujt me gjatësi të shkurtër, nuk i duken aspak atraktiv”, ka deklaruar një shoqe e saj e ngushtë.

Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi