Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e kanë vizituar sot Shoqatën Handikos, të cilës me këtë rast i janë ndarë 93 karroca.
Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është mëse i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.
Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.
Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...