U.D. të Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik, Arsim Halili ka njoftuar se është tërhequr nga kompensimi financiar në RTK. Përmes një postimi në Facebook, Halili ka njoftuar se heq dorë nga ky kompensim, siç ka thënë ai, pasi kompensimi financiar nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete.
Megjithatë, tërheqja e tij vije pasi po hetohej marrëveshja e dyshimtë e tij me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Demokracia.com kishte raportuar se U.D i Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së është përfshirë në një marrëveshje të dyshimtë brenda Televizionit Publik. Ai e ka shpërblyer shokun e tij Arsim Halilin me 9328 euro, duke e tërhequr lëndën kundër tij në Gjykatën e Apelit dhe duke e vendosur më pas në pozitën e u.d. të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ahmetxhelaj e ka tërhequr lëndën nga Gjykata e Apelit, ku RTK e kishte atakuar vendimin e Gjykatës Themelore në rastin e Arsim Halilit, e cila fillimisht kishte vendosur në favor të tij.
Rasti kishte të bënte me suspendimin dhe degradimin e Arsim Halilit nga pozita e redaktorit në gazetar nga komisioni disiplinor i RTK-së për shkak të ofendimit të komunitetit LGBT, pas një proteste të këtij komuniteti në Prishtinë në vitin 2016.
Menaxhmenti i RTK-së e kishte suspenduar dhe degraduar pas vendimit të komisionit disiplinor të RTK-së, për gjuhë ofenduese ndaj një komuniteti të caktuar dhe për shkelje të etikës dhe standardeve profesionale. Halili më pas ishte ankuar në gjykatë dhe në vitin 2018, pas një procesi gjyqësor, Gjykata Themelore kishte vendosur në favor të tij./arbresh.info/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira