Policia në qytetin e Nju Jorkut ka identifikuar “një person me interes” pas të shtënave me armë zjarri në mëngjesin e 12 prillit, si pasojë e të cilave janë plagosur 20 persona në një stacion metroje.
Policia ka thënë se është në kërkim të Frank R James, 62-vjeçar, në lidhje me sulmin, pasi ai ka marrë me qira një automjet, që mund të jetë i lidhur me të shtënat me armë zjarri.
Çelësat e makinës së marrë me qira në Filadelfia janë gjetur në skenën e sulmit.
Detektivët e Nju Jorkut kanë thënë se janë duke kryer hetime.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i ka bërë thirrje “secilit që ka informacione për këtë person” që të thërrasë zyrtarët policorë.
James nuk është shpallur i dyshuar për sulmin.
Kur zyrtarët amerikanë e konsiderojnë një person “me interes”, do të thotë se Policia beson se ai mund të ketë informacione për krimin.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale janë parë pasagjerë të përgjakur në stacionin e metrosë.
Edhe 13 persona tjerë janë përballur me probleme me frymëmarrje apo sulme paniku.
Sipas zyrtarëve policorë, të gjitha viktimat pritet të mbijetojnë./REL/
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë